Real Madrid ka realizuar transferimin e sulmuesit serb, Luka Joviç. Sky Sport raporton se 21-vjeçari do të largohet nga Eintrat Frankfurti për një shumë prej 60 milionë eurosh.
Sipas rrjetit ndërkombëtar të Sky Sport, Joviç ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, teksa Real do t’i paguajë rreth 50 milionë euro në total futbollistit serb si pagë, ose rreth 10 milionë euro në sezon.
Nga ana tjetër edhe Franfkurti do të paguajë për llogari të Benfikës rreth 10.5 milionë euro, pasi skuadra portugeze kishte një pjesë të kartonit të sulmuesit.
Sulmuesi u bashkua me Frankfurtin në huazim nga Benfica në verë dhe muajin e kaluar klubi i Bundesligës ushtroi opsionin e tij për ta bërë këtë lëvizje të përhershme.
Jovic ka shënuar 17 gola në 31 paraqitje të Bundesligës këtë sezon dhe 10 në Europa League, ku Frankfurti humbi ndaj Chelseas në gjysmëfinale.