GJKKO rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie

AKTUALITET


GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie. 

40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.

Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv, ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.



Skip to toolbar