GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për heqjen e masës së sigurisë

AKTUALITET


GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për heqjen e masës së sigurisë, ndërkohë ka vijuar seanca për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit.

Gjithashtu GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës edhe për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Më herët avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha për mediat se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si dhe kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Të dyja kërkesat e depozituara, u rrëzuan nga gjykata.

Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim në dosjen “Partizani” për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Masa e sigurisë detyrim paraqitje i është dhënë edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.



Skip to toolbar