Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka treguar se kur do të ngrihet Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), që do të jetë pjesë e drejtësisë dhe do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisje.
E pyetur nga gazetari i DW për një afat kohor të ngritjes së SPAK, Gjonaj tha se “Besoj se deri në fund të këtij viti do të kemi SPAK. Shpresoj që kjo të ndodh edhe më herët që të kemi SPAK funksional dhe në veprim.”
Reforma në drejtësi është një reformë e thellë për të luftuar korrupsioni dhe krimin e organizuar në nivele të larta qeverisje. Ajo ka qenë një nga pikat kyçe për t’u plotësuar për integrimin si dhe është vlerësuar shumë edhe nga ndërkombëtarët. Ambasadori i BE, Luigi Soreca e ka cilësuar si “një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë.”
Aktualisht shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë në proces vettingu për të parë nëse i përmbushin 3 kriteret e kalimit të tij, përkatësisht justifikimin e pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësia personale.