Gjyqi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së: Jemi plotësisht të pafajshëm

KOSOVA


Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Të pranishëm në sallë janë edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të gjithë ish-krerët e UÇK-së u shprehën se e kuptojnë aktakuzën e prokurorisë, por theksuan se janë plotësisht të pafajshëm.


“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

“E kuptoj. Po gjithsesi e shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dy vjeçare e gjysmë, megjithatë ju falenderoj. Tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli.

“E kuptoj. Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi.

“Unë e kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak kohe.

Akuzën e kuptoj kështu siç është, por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Jam tërësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.

Prokuroria e Specializuar pretendon se katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Prokuroria tha se të pandehurit kanë “personalisht përgjegjësi penale” për dhjetë pikat e aktakuzës. 




Skip to toolbar