Gjyqtarja Olldashi konflikt interesi me Malltezin/ Skënder Minxhozi: Rrethanat janë të dyshimta, por mos biem pre e kriterit të Berishës

Më të fundit


Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, ishte në konflikt interesi për të dhënë vendimin për Jamarbër Malltezit. Në deklaratën pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania “Homeplan” dhe “Kontakt”.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” tha se rrethanat janë të dyshimta, por gjithsesi nuk duhet paragjykuar procedura e ndjekur.


“Janë rrethana të dyshimta, por siç e thashë, deri sa kemi hyrë në procedurë unë mendoj se nuk duhet të biem në kriterin që po përdor Berisha për të bërë drejtësi për veten dhe për dhëndrin, që është ajo politike, që është ajo e interpretimin e çdo gjëje me syze politike. Nga ana e Berishës, po ta lexojmë edhe kjo gjykatëse që çoi në arrest shtëpie Malltezin s’duhet ta merrte këtë vendin. Ka një konflikt interesi, por nëse do hymë në këto paragjykime, unë mendoj se nuk shkojmë askund. Rrethana që ka dalë për gjykatësen, është e dyshimtë, nuk diskutohet. Fakti është i dyshimtë nuk e kemi atë që realisht e ka bërë për këtë arsye, por kjo është një rrethanë që të bën të dyshosh patjetër. Unë mendoj se e parë si një e tërë, hetimi për klubin Partizani, që lidhet me atë që lidhet me familjen e madhe Berisha, nuk ka brenda vetëm Jamarbër Malltezin, është e dhe zoti Berisha i përfshirë. Unë i shoh këto hetime të lidhura, sepse çështja i lidh. Është një hetimi madhe që SPAK ka nisur për këtë perona të veshur në pushtet në lidhje me një ndërtim masiv në një zonë të Tiranës. Për sa kohë çështja proceduralisht vazhdon të ecë dhe është mirë që nuk ndalohet”, tha ai.




Skip to toolbar