“Gjyshja e përrallave”, ndërron jetë aktorja Marika Kallamata

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Marika Kallamata. Aktorja ndërroi jetë në Tiranë dhe mbante titullin “Artiste e Merituar”. Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00 pranë Arturbina. Marika Kallamata ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare dhe njihej ndryshe si “gjyshja e përrallave”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role dhe doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.


Rolet ku luajti:

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes – (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Fëmijët e saj (1957)




Skip to toolbar