Gledis Nano emërohet drejtor i Policisë së Shtetit

AKTUALITET


Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut, një ditë më parë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku theksonte se do të largohej nga detyra për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

Zyrtarisht mësohet se Ardi Veliu është zëvendësuar nga Gledis Nano, i cili ka 20 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit.


Së fundi, Gledis Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.




Skip to toolbar