Goro e Beleri, SPAK me dy standarde/ Stavri Marko: Rama, lojtar i fortë. Nazarko: Greqia e konsideron si çështje të funksionimit të shtetit ligjor!

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News gazetari Stavri Marko foli për çështjen e Belerit dhe vendimin me burg të dhënë ndaj tij.

Gjatë kësaj interviste ai u ndal edhe tek qëndrimi i kryeministrit Edi Rama duke thënë se prej muajsh ka përdorur të njëjtën retorikë për Bashkinë e Himarës.

Gjithashtu nënvizoi se pas kësaj çështje ka aktorë të tjerë të futur në lojë.

“Rama është lojtar i fortë, 2-3 muaj konsumoi të njëjtën retorikë për Bashkinë e Himarës. Por unë them që Himara po shkon gati një vit që nuk ka ndonjë shqetësim edhe po të mos ketë kryetar bashkie për momentin. Si çështje gjeopolitike, e shoh si një krizë që do të vazhdojë të rrisë tensionet. Derisa konflikti me Himarën për çështjen e Belerit, ka aktivizim të diplomacisë greke, ka një ndërthurje, një nderlëvizje, dhe duket që ka edhe aktorë të tjerë në lojë”, tha ndër të tjera gazetari Stavri Marko.

Nga ana e tij analisti Mentor Nazarko u shpreh se Greqia e konsideron çështjen Beleri si çështje të funksionimit të shtetit ligjor.

“Referuar pozicioni grek zyrtar, Greqia e vendosur nën trysninë e vendeve të BE e konsideron çështjen Beleri si çështje e funksionimit të shtetit ligjor. Më shumë gjasa kjo qeveri do të jetë shumë më e shpejtë në heqjen e mandatit të tij. Nuk është çështje diskriminimi etnik, por e funksionimit të shtetit ligjor. Kjo qeveri e Mitsotakis ka probleme me Shqipërinë. E djathta greke e ka kapur çështjen Beleri dhe është marrë me të. Dhe shtypi grek këtë e ka vënë në dukje”, tha ndër të tjera Nazarko.



Skip to toolbar