Grabitet makina e parave në Kashar, por hajdutët dalin me “duar bosh”

AKTUALITET


Disa persona grabitën një mjet të transportit të vlerave montetare në zonën e Kasharit. Dyshohet se grabitësit detyruan të zbriste nga makina një punonjës “security” dhe një tjetër person civil që ishte në makinë, duke marrë mjetin.

Ata janë larguar më pas nga vendi i ngjarjes, ndërsa braktisën mjetin vetëm disa km nga vendi ku ndodhi grabitja. Paraprakisht raportohet se mjeti ishte duke dalë nga një qendër tregtare, çka duket i ka shtyrë grabitësit të dyshonin se në makinë kishte shuma monetare.


Por, disa km nga vendi ku ndohi grabitja, ata duket se kanë ndaluar për të marrë paratë nga pjesa e pasme e mjetit, por kanë mbetur të zhgënjyer. Në mjet nuk kishte para, ndaj grabitësit e kanë braktisur makinën dhe janë larguar.




Skip to toolbar