Gratë serbe në Mitrovicë të Veriut protestojnë për çështjen e targave

KOSOVA


Mesditën e sotme serbët po zhvillojnë një protestë në Mitrovicë të Veriut. Në protestë marrin pjesë kryesisht gra serbe që kanë punuar në institucionet e Kosovës dhe kanë dhënë dorëheqje.

Kjo është protesta e parë që serbët në veri po organizojnë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.


Pritet që të ketë protesta edhe nga zona të tjera, ku do të marrin pjesë zyrtarë të institucioneve. Deri më tani protesta është paqësore. Ndërkohë për ruajtjen e sigurisë ka prezencë të Policisë të Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.




Skip to toolbar