“Greqia ka humbur peshën e liderit në Ballkan”, Idrizi: Kush ka peshë më të madhe ligji i luftës, apo çështja Beleri?

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Idrizi tha se sipas tij Greqia e ka humbur peshën e liderit në Ballkan.

Gjithashtu shtoi se sot ligji i luftës ka peshë më të madhe se çështja Beleri, ndërsa thekson se Shqipëria për t’u bërë e mirë me Greqinë ka bërë lëshime pa fund.


“Marrëveshja e ujërave fatmirësisht u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese, por sot jemi në një gjeopolitikë tjetër, ku për hir të vërtetës Greqia e ka humbur peshën e liderit në Ballkan, dhe nga pikëpamja ekonomike shqiptarët nuk janë më ata që kanë qenë. Po përtej kësaj, ka unë një pyetje retorike, nëse Shqipëria sot do diskutonte me Greqinë, do diskutonte në ministerialin e NATO-s apo në tryezën e BE-së çështjen e ligjit të luftës, kush ka peshë më të madhe ligji i luftës, apo cështja Beleri? Çdo ministër i jashtëm kur vjen në Shqipëri, thotë po do e heqim, dhe na fusin në diskutime si do e heqë Greqia ligjin e luftës? Unë po ju them, do e heqë pikërisht duke ju cituar jurisprudencën greke, kemi rastin e heqjes së ligjit të luftës me Italinë dhe me Gjermaninë që Greqia e kishte. Nga pikëpamja morale, shtetërore, më bën përshtypje që ky nuk është një debat, por të gjithë kanë shkuar atje në burg për të takuar Belerin. Më bën përshtypje një gjë, bëhet ceremoniali shtetëror, ku merr pjesë edhe Shqipëria në varrezat greke që nuk duhet të ndërtoheshin dhe festojmë 28 tetorin grek që i tha ‘JO’ Italisë. Po me 28 tetor është vendosur edhe ligji i luftës me Shqipërinë. Mos kalojmë më pas në atë që është gjëja më normale, e drejta e shqiptarëve të Çamërisë. Ka një ligj në parlament që e njeh 27 qershorin si diën e genocidit, ka një rezolutë të parlamentit që e detyron qeverinë shqiptare dhe ne jo vetëm nuk e greme. Qeveritarët thonë se ne shtetet i kemi miq, jo shtetet kanë interesa, miqësi mund të kenë popujt. Pra ajo që më kontraston është fakti asimetria që Greqia përdor me ne dhe ne nuk i kërkojmë borxhet që na ka në sirtar. Që kanë të bëjnë nga heqja e ligjit të luftës, që kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të qindra mijëra shqiptarëve atje. Shqipëria për t’u bërë e mirë me Greqinë ka bërë lëshime pa fund”, tha Idrizi.




Skip to toolbar