Kukësi do të përballet me Teutën këtë të diel në kampionat. Një sfidë mjaft interesante për të dyja ekipet, që këtë sezon kanë rivalizuar gjithë kohën në kampionat.
Si ekipi pritës i takimit, Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjen, e cila do të luhet në stadiumin e Kamzës. Sakaq, gjatë ditës së sotme klubi verilindor ka publikuar dhe çmimet e biletave, ku bie në sy fakti që për këtë ndeshje është përdorur një standard i dyfishtë
Klubi i Kukësit ka vendosur që biletat të jenë me pagesë për vetëm njërin krah të stadiumit, konkretisht për tribunën kryesore ku zakonisht janë përfaqësuesit e klubeve dhe tifozët VIP.
Dy tribunat e tjera me pagesë janë ato karshi tribunës kryesore, përkatësisht tribuna A dhe B, ku zakonisht vendosen tifozët miq, në rastin konkret ata të Teutës.
Ndërsa tribuna përballë, që është në krahun tjetër të fushës, do të jetë falas për tifozët. Në këtë tribunë rrijnë zakonisht tifozët e Kukësit, të cilët e kanë mbushur shpesh këtë tribunë kur skuarda verilindore ka pasur takime të rëndësishme.