Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

BOTA


Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një bandë.

Sipas mediave të huaja, tre misionarët ishin fshehur në një banesë, momentin kur anëtarë të grupeve kriminale qëlluan drejt një kishe. Ndërkohë ka qenë vetë Kongresmeni i Misurit, Ben Baker i cili ka thënë se mes viktimave ishte edhe vajza e tij, Natalie dhe burri i saj Davey.


“Zemra ime thyer, kurrë nuk kam ndjerë kaq shumë dhimbje”, ka thënë ai.




Skip to toolbar