Hajdari nxjerr “blof” Litën: Të djathtët i drejtoj unë

AKTUALITET


Deputetja e djathtë, Rudina Hajdari reagoi mbrëmjen e të hënës, pas lajmit se deputeti Korab Lita kishte marrë drejtimin e grupit të deputetëve të djathtë, të cilin ajo e drejton. Hajdari shkroi në Twitter se ajo vijon të jetë kryetare e këtij grupi parlamentar, madje, sipas Rudina Hajdarit, grupi është duke u zgjeruar.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten”, shkruan Rudina Hajdari.


Më herët, gjatë pasdites të së hënës, deputeti demokrat Korab Lita, pretendoi se ishte zgjedhur Kryetar i Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuvend.

Burimet e Realstory.al konfirmuan se deputeti Korab Lita kishte pasur ambicie për të drejtuar grupin e deputetëve të djathtë në Kuvend. Megjithatë, zëra pranë Rudina Hajdarit i konfirmuan Realstory.al se lajmi ishte i rremë, ndërsa pjesëtari i këtij grupi Myslim Murrizi, pritet që të sqarojë gjithë situatën në një dalje publike. /Realstory.al/




Skip to toolbar