Hapet memoriali i ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, policia nis hetimet

AKTUALITET


Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.

varreza, e cila është ndërtuar pas luftës italo-greke, ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe  dy persona të tjerë.


Mesohet  se ditët e fundit në fshat janë paraqitur disa persona, të cilët janë prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave dhe kanë kërkuar marrjen e eshtrave të tre ushtarëve.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.




Skip to toolbar