Haradinaj: Kurti nuk i beson sistemit të shtetit, po krijon sistem paralel

KOSOVA


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit, duke shtuar se ai po krijon sistem paralel. Sipas Haradinajt, Kurti edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes po angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve.

Ai përmendi rastin e Ridvan Muharremit, i arrestuar për për keqpërdorime në rezervat shtetërore.

“Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana (miq) të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin”, ka shkruar deputeti i AAK-së në Facebook të hënën.



Skip to toolbar