Haradinaj: Kurti të ketë kujdes me taksën, e përgëzoj për ministritë

KOSOVA


Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se do mbështes çdo vendim të Albin Kurtit në të mirë të Kosovës. Haradinaj tha se është dakord me Kurtin për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe shtoi se ai nuk ka pse i trembet Listës Serbe, pasi ajo nuk ka fuqinë ta ndalojnë qeverinë.

Unë e përshëndes në radhë të parë idenë për 12 ministri. Pra 12 ministri është drejt, duhet ta respektojmë dhe besoj që do të jetë një veprim i mirë dhe i mençur dhe do të mbetet në histori për përgjysmimin e ministrive, realisht është një ngjarje e mirë. Por nuk jam i mendimit që duhet përjashtuar Lista Serbe. Nuk ta bën Qeverinë më pak të Kosovës, ose ma pro serbe një ministër, cilido qoftë ai. S’ka çka të bën ai në qeveri. “ tha Haradinaj, i cili këshilloi Kurtin të ketë kujdes me Serbinë dhe të mos shfuqizojë taksën që ai ka vendosur. Për Haradinaj heqja e saj do të dëmtojë pozicionin e Kosovës përballë Serbisë, ndërsa tha se taksën e reciprocitetit mund ta vendos si masë shtesë bashkë me atë 100% për produktet serbe.

Te pjesa e veprimeve me Serbinë, dialogu, taksa reciprociteti, e ka të vështirë të ndryshojë diçka nga ato çka kemi bërë ne. Është vështirë të merr kurs të ri në raport me Serbinë, kur është ajo e njëjtë. Nuk i kemi marr për arrogancë ato vendime për mos ndarjen e Kosovës, ose mos shkëmbimin e territoreve, që ka qenë maskim për ndarje. Vendimin për Ushtrinë, për Trepçën, pavarësimin energjetik. Pra s’mundesh tash t’i me ia kthye dikujt pavarësimin energjetik, sepse e ka fituar Kosova këtë pavarësi. Vendimin për taksën nuk duhet me e dëmtua. Sepse dëmtohet pozicioni strategjik i vendit tonë, i qeverisë tënde përballë Serbisë. Nëse reciprociteti është masë shtesë pa e heq taksën, e përgëzoj. Nëse reciprociteti është maska që me i shti mallrat serbe në Kosovë, e me na pushtua Serbia ekonomikisht ende pa na njohur, atëherë këtu shprehu kundërshtim dhe mendoj se Kurti bën gabim të madh dhe nuk mundem t’ia aprovoj këtë”. tha Haradinaj



Skip to toolbar