Haradinaj mban tarifën, heq serbët nga qeveria

Më të fundit


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, serbin Ivan Teodosijeviq. Shkak për shkarkimin e tij, është bërë një deklaratë e Teodosijeviq, i cili i ka quajtur shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut, një trillim.

Ndërsa kryeministri Haradinaj shkruan në facebook se është e patolerueshme një gjuhë e tillë urrejtje nga një ministër i qeverisë së tij.


“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj në facebook.

Duket se shkarkimi i ministrit serb nga qeveria e Kosovës do të hapë një tjetër debat, pas atij për tarifat 100% për mallrat serbë. Vendim ky që është kundërshtuar ashpër nga Serbia, e cila ka vendosur si kusht, heqjen e tij, për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve.




Skip to toolbar