“Heqja e mandatit, cenim i shtetit të së drejtës”/ Ministria e Jashtme greke: Beleri të lejohet në Parlamentin europian

Më të fundit


Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që ti heq mandatin Fredi Belerit, Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë për shkak të ligjit të dekriminalizimit që parashikon se një zyrtar i lartë nuk mund të shërbejë në poste publike kur është i dënuar me vendim të formës së prerë, këtë të premte pati një reagim edhe nga Athina Zyrtare.

Ministria e Jashtme Greke thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për skualifikimin e Belerit përbën një praktikë të re që ngre pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së Drejtës.


Megjithatë heqja e mandatit të kryebashkiakut të Himarës për Fredi Belerin duket se nuk është shqetësimi I vërtet i Athinës Zyrtare. E gjitha kjo pasi në deklaratën e tyre, Ministria e Jashtme Greke I kërkon Shqipërisë që të lirojë Belerin nga burgu për të marrë pjesë në Seancën e Parë Plenare të Parlamentit të Ri të Europian.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë zotit Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian që të lejohet që të kryej punën e tij, duke filluar nga seanca e parë plenare që do të mbahet më 16 korrik në Strasbourg.”, thotë ministria e Jashtme.

Por vetë kjo kërkesë e Ministrisë së jashtme Greke është kontradiktore me qëndrimin e tyre të deritanishme. Ndërsa Athina Zyrtare thotë se Shqipëria duhet të respektojë parimet themelore të Shtetit të së Drejtës, i kërkon njëkohësisht Tiranës Zyrtare lirimin e Fredi Belerit i cili bazuar pikërisht në këto parime është dënuar për Korrupsion Zgjedhor. Më herët edhe Bashkimi Europian ka kritikuar Greqinë për kërcënimet e saj në lidhje me Integrimin e Shqipërisë në Bllokun Europian duke I thënë Athinës zyrtare se kjo është një çështje e drejtësisë dhe jo një çështje diplomatike./abcnews.al




Skip to toolbar