Hetimi i “New York Times”: Pse Rusia po humb luftën në Ukrainë

BOTA


Një hetim i Times bazuar në intervista, përgjime, dokumente dhe plane të fshehta beteje tregon se si një “shëtitje në park” u shndërrua në një katastrofë për Rusinë.

Raporti, i bazuar në planet sekrete të betejës, përgjimet dhe intervistat me ushtarët rusë dhe të besuarit e Kremlinit  ofron njohuri të reja mbi atë që po mendon Vladimir Putin, dështimet e ushtrisë së tij dhe përpjekjeve të SHBA-së për të parandaluar një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.


Lufta e Presidentit Vladimir Putin nuk duhej të ishte kurrë e tillë. Kur kreu i CIA-s udhëtoi në Moskë vitin e kaluar për të paralajmëruar kundër pushtimit të Ukrainës, ai gjeti një Kremlin jashtëzakonisht të sigurt, me këshilltarin e zotit Putin për sigurinë kombëtare që mburrej se forcat e armatosura moderne të Rusisë ishin mjaftueshëm të forta për t’i bërë ballë edhe amerikanëve.

Si mundet që një nga ushtritë më të fuqishme në botë, i udhëhequr nga një taktik i njohur si Putin, të ketë pësuar një disfatë kaq të madhe kundër rivalit të tij shumë më të vogël e më të dobët?

Planet e pushtimit rus, të marra nga The New York Times, tregojnë se ushtria priste të avanconte qindra milje nëpër Ukrainë dhe të triumfonte brenda disa ditësh. Oficerëve iu tha të bënin gati uniformat dhe medaljet e tyre në pritje të paradave ushtarake në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ushtarët rusë përshkruan se ishin urdhëruar për të luftuar në frontet e luftës me pak ushqim, stërvitje, municion ose pajisje, dhe në fund panë rreth dy të tretat e togave të tyre të vrarë.

Sipas hetimit të NYT, SHBA u përpoq të pengonte Ukrainën të vriste Valery Gerasimov, një gjeneral i lartë rus. Zyrtarët amerikanë ishin të shqetësuar se një tentativë ndaj tij mund të çonte në luftë midis SHBA-së dhe Rusisë. Gerasimov përfundimisht i mbijetoi sulmit.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë rus i tha drejtorit të CIA-s se Rusia nuk do të tërhiqej, pa marrë parasysh se sa nga ushtarët e saj u vranë apo u plagosën. Anëtari i NATO-s madje ka paralajmëruar aleatët se Putini mund të tolerojë vdekjen ose plagosjen e deri në 300,000 ushtarë rusë.

Sipas NYT, ushtarët rusë, me sa duket duke përdorur celularët e tyre për të komunikuar, lejuan ushtrinë ukrainase t’i gjurmonte dhe t’i vriste. Përgjimet e marra nga NYT tregojnë zhgënjimin që ushtarët rusë kishin me komandantët e tyre.

Që në ditët e para të pushtimit, Putin e ka pranuar privatisht se lufta nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Gjatë një takimi në mars me kryeministrin Naftali Bennett të Izraelit, Putin pranoi se ukrainasit ishin më të ashpër.

Rusia jo vetëm që dështoi në sulmet ajrore dhe tokësore, por gjithashtu besoi shumë tek hakerat. Edhe para se të lëshonte raketat e para, njësia 74455 e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake Ruse, ose GRU, u përpoq të depërtonte në rrjetet ukrainase dhe t’i mbyllte ato.

Njësia ruse e hakerëve, e njohur si Sandworm, kishte kërcënuar prej kohësh Ukrainën, duke kryer sulme kundër rrjetit të energjisë duke filluar nga viti 2015. Por ishte punë intensive dhe vetëm disi efektive.

Sipas një vlerësimi, Sandworm-it iu deshën rreth 19 muaj për të përgatitur sulmin ndaj një termocentrali në Ukrainën perëndimore, megjithatë ai shkaktoi vetëm një ndërprerje të energjisë elektrike prej gjashtë orësh.

Izolimi i Putin thelloi radikalizimin e tij,sipas burimeve të afërta. Ai kaloi 16 muaj pa u takuar personalisht me asnjë lider perëndimor. Ai zhvilloi pothuajse të gjitha takimet e tij me videokonferencë, duke e lenë një mister vendndodhjen e tij të saktë./ Përktheu: abcnews.al




Skip to toolbar