Të tretët në botëror, futbollistët kroatë i presin si heronj, 100 mijë vetë në shesh 

Më të fundit


Më shumë se 100 mijë persona kanë qenë mbrëmjen e djeshme në Zagreb për të pritur kombëtaren e Kroacisë në futboll, që u rendit e treta në botërorin Katar 2022. Kombëtarja ballkanase u rikthye në vendlindje pa pritur që të luhej sfida finale, pas triumfit 2-1 ndaj Marokut në takimin për vendet 3-4.

Në qendrën  e qytetit, aty ku zakonisht zhvillohen eventet e mëdha, Modric me shokë kanë festuar para 100 mijë tifozëve, që kishin mbushur rrugët. Skuadra mbante medaljet e bronzta në qafë, ndërkohë që autobuzi udhëtoi përgjatë rrugëve të Zagrebit deri në sheshin qendror, ku ishin grumbulluar tifozët.


Muzikë, kore dhe këngë pafund për kroatët, që më pas janë ngjitur në një skenë, duke përshëndetur tifozët. “Pas 4 vitesh e gjysmë jemi sërish këtu, duke festuar me ju. Donim t’ju sillnim medaljen e artë, por herët a vonë do të fitojmë botërorin”, ka qenë premtimi i bërë nga kapiteni Luka Modric.




Skip to toolbar