Këtë të hënë pasdite, qytetarët e Himarës janë të thirrur për të dalë në protestë, për kryebashkiakun e zgjedhur, Fredi Beleri, që prej muajsh është në qeli, për dyshime për shit-blerje votash.
Protesta do tw mbahet jashtë zyrave të OMONIA-s në Himarë.
Ajo që kërkohet përmes kësaj proteste është lirimi nga burgu i Fredi Belerit dhe marrjen nga ana e tij të detyrës së kryebashkiakut.
Për lirimin e tij shpesh kanë folur dhe zyrtarët grekë. I fundit deputeti i partisë në pushtet, Angelos Syrigos që hodhi akuza ndaj shtetit shqiptar se po mbanë në mënyrë të padrejtë Belerin në Burg, duke mos prezumuar pafajësinë.
Zyrtarët grekë në çdo deklaratë të tyre për Belerin, kërcënojnë se do të bëhen pengesë për rrugën europiane të Shqipërisë në BE-së, nëse nuk lirohet kryebashkiaku Beleri, që u zgjodh nën siglën e koalicionit të dyshes Berisha-Meta.