“Historia sipas gjermanëve”, Kasmi: Më shumë se pajtim, duhet reflektim kombëtar

POLITIKË


Debati për rishikimin e historisë është një histori e vjetër sa vetë historia. Këtë herë historia vjen e parë nga një tjetër këndvështrim, nga syri i gjermanëve, përmes dokumenteve të historianit Marenglen Kasmi. I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Kasmi, bazuar në dokumentet historike të arkivave gjermane tregon në detaje zhvillimet dhe përplasjet që kanë pasur shqiptarët mes tyre, por edhe me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kasmi tha se leximi i historisë ka krijuar ndasi të thella mes shqiptarësh, pasi sipas tij, gjykim historik për periudhat e ndryshme nuk është bërë nga profesionistë të historisë. Kasmi foli se palët më shumë kanë nevojë për një reflektim të thellë kombëtar se sa pajtim kombëtar, pasi vetë fjala pajtim e bën debatin edhe më të nxehtë dhe nxit konflikt.


“Për aq kohë sa sot artikulohen gjëra të tipit, ne na duhet një pajtim kombëtar, kjo gjë tregon që debati jo vetëm që nuk është i mbyllur madje është ende siç e thamë më herët më i nxehtë, sepse vetë fjala pajtim kombëtar, përbën në thelb një konflikt i cili më së shumti është i paqenë. Ne kemi nevojë për një reflektim kombëtar në pikëpamje të historisë se sa për një pajtim kombëtar. Dhe për të ardhur te ajo që thatë ju, kur themi reflektim do të thotë që secila palë, shikon veprimtarinë e saj historike dhe reflekton ndaj saj. Të dyja palët kanë nevojë të reflektojnë, por në momentin ku njëra palë vë në pikëpyetje të gjithë zhvillimet, duke kërkuar t’i përmbysë plotësisht sigurisht që debati vazhdon dhe bëhet ende më i egër. Pra ajo fjala, apo termi pajtim kombëtar në opinionin tim nuk qëndron, por ne kemi nevojë për një reflektim kombëtar” u shpreh Kasmi./ Real Story




Skip to toolbar