Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 2 pozicione

Më të fundit


Kombëtarja shqiptare ndryshoi timonier për të ndryshuar kursin e një viti që nën drejtimin e Panuccit njohu vetëm rekorde negative. Ulja e Edi Rejas në stol solli qetësi dhe mbi të gjitha besim se kuqezinjtë mund të ecin sërish përpara. Pavarësisht se Kombëtarja ka qëndruar pushim fill pas sfidës kundër Moldavisë, ekipi kuqezi ka njohur përmirësim në përditësimin e fundit të bërë nga FIFA në renditjen e përgjithshme të ekipeve Kombëtare.

Me 1362 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 64-ët duke fituar në këtë mënyrë 2 pozicione. Dy rivalët në grupin tonë, Islanda dhe Turqia renditen përkatësisht në vendin e 36 dhe të 37-të ndërsa Moldavia dhe Andorra renditen pas Shqipërisë. Franca mbetet favoriti absolut në grupin H por “gjelat” e Deschamps kanë pësuar rënie në tabelën e klasifikimit duke humbur një pozicion. Rritje me një pozicion ka pësuar Kosova duke u renditur në vendin e 120.


Kampionët e Botës renditen në vendin e 3-të me 1718 pikë, në vendin e dytë renditet Brazili ndërsa në krye vijon të qëndrojë Belgjika. Kështu, skuadra e drejtuar nga Lëv mbetet jashtë 10 ekipeve më të mira në Botë. Ndërkohë, një shkallë poshtë Gjermanisë, renditet Italia. Të kaltrit, kanë humbur dy pozicione nga klasifikimi i mëparshëm. Ndërkaq, duke iu kthyer 10 ekipeve të para, lista kryesohet nga Belgjika, e cila ka arritur të ruajë pozicionin e saj. Sakaq, Brazili është ngjitur me një pozicion, duke zbritur nga vendi i dytë Francën, teksa në këtë pjesë ka ndikuar edhe triumfi në Kupën e Amerikës.

Ndërkaq, Anglia ka mbetur në vendin e katërt. Ndërkohë, Spanja ka pësuar një rënie prej dy pozicionesh, ndërkohë që vendi i 10 mbahet nga Argjentina. Ndërkohë, në këtë renditje kanë ndikuar edhe aktivitet e shumta të Kombëtareve amerikano-latine të cilat kanë pasur më shumë ndeshje gjatë kësaj kohe.




Skip to toolbar