Historike, Arineta Mula ngjit malin më ekstrem në planet, i gjashti në gjashtë kontinente

SPORT


Në kufijtë e çmendurisë, e patrembur, me vendosmëri dh e mbi të gjitha sfiduese e rrallë e natyrës, Arineta Mula ka ngjitur malin më të lartë në Amerikën e Veriut, Denali me lartësi 6194 metër.

Alpinistja nga Peja në Kosovë, ka kryer me sukses një nga aventurat më të rrezikshme të ngjitjes në male, pasi, edhe pse ka ngjitur malin më të lartë në botë, Everestin, Arineta Mula ka rrezikuar jetën në Denali për shkak të kushteve ekstreme.


Me anë të një statusi në rrjetet sociale, alpinistja kosovare tregon eksperiencën e jashtëzakonshme, për sfidimin e një prej maleve më të rrezikshëm në planet për shkak të kushteve të vështira klimaterike.

“Të mos dorëzohesh”, shkruan Arineta Mula, duke vijuar: “Kalova 21 ditë bashkë me 7 alpinistë për të ngjitur Denalin, malin më të lartë në Amerikën Veriore, mal i njohur me kushtet klimatike më ekstreme në botë. Pas 21 ditësh moti na mposhti ekspeditën tonë por nuk më mposhti mua”, shkruan alpinistja e re kosovare.

Megjithatë, dështimi i ekspeditës së përbashkët, nuk ishte dështim për shqiptaren, që ka pushtuar disa nga majat më të larta të planetit në të gjithë kontinentet. Ajo tregon se pas dështimit të ekspeditës grupore, vendosi të mos kthehej pas, por të rrezikonte për t`i shkuar deri në fund rrugës së nisur.

Çka bëra pas kësaj? Me tu kthyer në Talkeetena pas 1 ditë përgatitje, isha gati të filloja përsëri ngjitjen duke marr parasysh peshën e rëndë dhe rrugën e gjatë që më duhej të përsëritja nuk e kisha pengesë aspak, isha gati. Më 4 qershor përsëri udhëtova nga Talkeetna bashkë me Austin dhe ngjitëm Denalin pa guidë me sukses pas 4 ditë të rënda fizike dhe mentale”, shkruan alpinistja Kosovare.

Në fund, duke shprehur mirënjohjen për mbështetësit në këtë udhëtim, alpinistja Arineta Mula shprehet se Denali ishte maja e gjashtë e përfunduar me sukes në gjashtë kontinente në botë.




Skip to toolbar