Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

BOTA


Shtetet e Bashkuara po fitojnë terren në betejën për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani thuhet se ka humbur të paktën një pjesë të aftësisë së tij për të imponuar kushtet e veta në rrugën ujore strategjike.

Kjo është sipas të dhënave nga Kpler, një kompani që merret me monitorimin e trafikut detar përmes transponderëve dhe satelitëve, shkruan CNN.

Gjatë dy javëve të fundit, mbi 80% e anijeve që kalojnë nëpër Hormuz përdorën rrugën e Omanit, një korridor transporti i autorizuar nga OKB-ja që Teherani e kundërshton me vendosmëri.

Edhe pse Irani ka sulmuar dhjetëra anije që përpiqen të kalojnë tranzit në bregdetin verior të Omanit, shumica e anijeve kohët e fundit kanë zgjedhur të injorojnë kërkesat iraniane, duke u mbështetur në mbrojtjen e forcave detare amerikane.

“Gjithnjë e më shumë duket se Irani ka humbur të paktën një pjesë të kontrollit të tij mbi Ngushticën”, tha Homayoun Falakshahi, kreu i analizës së naftës bruto në Kpler.



Skip to toolbar