Humbën në kanion, policia shpëton çiftin spanjollë në Himarë

AKTUALITET


Punonjësit e Policisë së Vlorës, u erdhën në ndihmë dy turistëve spanjollë të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësoeht se rreth orës 18:20 të pasdites, në Kanionin e Gjipesë në Himarë, një çift spanjollës duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.

Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.


Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno. Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetërore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Më pas, Policia i shoqëroi turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë – Himarë.




Skip to toolbar