Humbin Vllaznia e Kukësi, Tirana nuk shkon më shumë se barazimi

Më të fundit


Dy vendet e para të Superligës në Shqipëri kanë humbur takimet respektive të javës së 9-të. Vllaznia ka dalë me humbje nga transferta e vështirë e Laçit, pasi vendasit surprizuan në fund me Redon Xhixhën që i dha fitoren bardhezinjve me rezultatin 1-0.

Nga ana tjetër Kastrioti iu fal golit të Bardhit përballë Kukësit që në minutën e 17-të që vulosi gjithë ndeshjen me rezultatin minimal.


Në Korçë Tirana falë Bathës arriti të evitojë humbjen pasi vendasit e Skënderbeut kaluan në avantazh të parët me Marën. Takimi u mbyll në barazim 1-1, kurse Tirana e përfundoi me një lojtar më pak pasi Ismajlgeci para se bardheblutë të barazonin u ndëshkua me karton të kuq.

E fituar doli Teuta e cila mori tre pikë falë fitores minimale 0-1 nga Apolonisë në Fier me golin e Lorenco Vilës.

Pavarësisht këtyre rezultateve surprizë, Vllaznia nuk e humbet kreun teksa Kukësi ruan ende vendin e dytë. Tirana mbetet momentalisht në vendin e tretë kurse vendi 4-5 ndahet mes Kastriotit e Teutës që kanë nga 13 pikë, kurse në vendin e 6-të Partizani që luan sot ndaj Bylisit të vendit të 8-të. Laçi shkon në 11 pikë në vendin e 7-të kuse fundin e mbajnë Skënderbeu dhe Apolonia.




Skip to toolbar