Një kishë në Angli është hapur për të pranuar lutjet për një djalë nëntëvjeçar shqiptar, i cili vdiq pasi u zu nga dollapi në shkollën e tij. Leo Latifi ishte duke ndjekur një klub noti pas shkollës në Shkollën e Lartë Great Baddow në Chelmsford, të enjten mbrëma kur ndodhi incidenti, shkruhet në mediat angleze. Nxënësi që ndiqte mësimet në Shkollën Fillore të St Michael në Galleywood, Essex, vdiq në spital. Kisha e Shën Michaels është e hapur gjatë gjithë fundjavës për njerëzit që dëshirojnë të luten për Leon. Policia tha se fëmija ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua dollapi që i mori jetën, raporton BBC.
Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e 9-vjeçarit, në klasën e katërt.Vikari i kishës, Reverend David Cattle, kaloi të premten pasdite me shokët e klasës së Leos.“Është një nga ato aksidente të çuditshme, që ndodh njëherë në një milion dhe shkolla natyrisht është shumë e tronditur dhe shumë e pikëlluar,” tha ai.