I dha PD-në Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

AKTUALITET


Komisioni i Pavrarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës Agron Zhukri për problemet që lidhen me pasurinë. Emri I Zhukrit u bë I njohur pasi dha vendimin që vula dhe logoja e partisë demokratike ti njihej grupit të rithemelimit që përfasqësohej nga Sali Berisha duke rrëzuar kërkesën e Lulzim Bashës.

Më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të pare me një tjetër trup gjykues. Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha monetare. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit për krijimin e pasurive në vleërn e 93 milionë lekëve. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se familja e Zhukrit ka nuk justifikon me burime të ligjshme shumën prej 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe më pas edhe shumën prej 72 milionë lekë për vitet në vijim.


Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Nëntorin e kaluar u shkarkua nga detyra edhe gjyqtarja Blerina Meça, që pranoi kërkesën e Enkeljed Alibejat që përfaqësonte PD-në zyrtarë, për të qënë palë në procesin  për vulën dhe logon e Partisë demokrartike duke ankimuar më pas në gjykatën e apelit vendimin e Zhukrit.




Skip to toolbar