I doli emri në hetimet e SPAK, reagon mjeku shqiptar: Në Itali shkoja për vjehrrën e sëmurë

AKTUALITET


Një nga dy mjekët të cilit i doli emri në hetimet e SPAK lidhur me operacionin në Itali e Shqipëri për mashtrimin e korrupsionin në sistemin shëndetësor të vendit fqinj, Aurel Vula, ka reaguar me një deklaratë.

Mjeku pediatër shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që është folur në media ndaj tij ditët e fundit për çështjen në fjalë.


Vula shkruan se udhëtimet e tij në Itali kanë qenë rastësore shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së prindërve të bashkëshortes së tij, me vjehrrën që ka ndërruar jetë.

Ai thekson se si mjek pediatër nuk ka lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë për pacientët e sugjeruar për shtrim në Itali.

Vula shkruan më tej se nuk ka lëshuar asnjë dokument të asnjë lloj natyre që mund të ketë lehtësuar procedurat e kalimit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në Itali. 

Mjeku u bën thirrje mediave që të respektojnë integritetin profesional e moral.




Skip to toolbar