I grabitën me dhunë 1000 euro në Zall Mner, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

BOTA


Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë dhe një 23-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi grabitën me dhunë një 35-vjeçari një shumë parash prej 1000 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Zall Mner dhe pas vjedhjes, 2 autorët u larguan me një automjet tip “Peugeot”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme



Skip to toolbar