I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Belgjikë 45-vjeçari vlonjat

AKTUALITET


Dritan Xhelita 45 vjeç nga Vlora është arrestuar në Belgjikë pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Arrestimi i tij është bërë i mundur falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana.

Specialistët e hetimeve në Vlorë kishin marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, për një person të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.


Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Pas arrestimit është bërë i mundur depërtimi i tij nga Belgjika në Shqipëri ku do të vuaj dënimin me 14 vjet burg.

Xhelita është dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.




Skip to toolbar