I mbijetuan tërmetit, Rama surprizon Alesion dhe Aurelin. Takojnë Ronaldon e Buffon (video)

#NËRADAR


Aureli 10 vjeç dhe Alesio 8 vjeç, janë dy fëmijët që i mbijetuan tragjedisë së rëndë të tërmetit. Dy të miturit u hodhën nga dritaret e pallatit, duke shpëtuar nga tragjedia që i mori jetën 51 personave.  Kryeministri Edi Rama u bëri një surprizë të bukur, duke organizuar një takim me dy yjet e klubit të Juventus në Itali. Aureli dhe Alesio kaluan disa çaste të paharrueshme me sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo dhe portierin legjendar të Juventus, Gianluigi Buffon.

Kryeministri Rama u prezantoi dy futbollistëve të Juventus historinë e dy fëmijëve shqiptarë, që u hodhën nga dritarja gjatë tërmetit. Ndërsa u foli edhe për situatën me të cilën u përball Shqipëria një javë më parë. Ndërkohë, Buffon dhe Ronaldo i pyetën fëmijët nëse luajnë futboll. Të emocionuar, ata iu përgjigjën “po”.


Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

Më pas, Ronaldo dhe Buffon dhuruan dy fanela të Juventus duke vendosur dhe autograf sipër tyre. Pasi bën dhe një foto së bashku, Kryeministri Rama falënderoi dy yjet e Juventus, ndërsa nuk munguan batutat me Buffon.

Alesio Cakoni u hodh nga kati i pestë i pallatit për t`i shpëtuar tërmetit dhe fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim. Ndërsa Aureli u hodh nga kati i tretë. Dy fëmijët i shprehën dëshirën Kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës qa ai u shkoi për vizitë në spital, që të takoheshin me Ronaldon dhe Buffon. Dëshira e tyre u përmbush të premten në mbrëmje, ku dy fëmijët realizuan ëndrrën duke takuar yjet e ekipit italian.




Skip to toolbar