I qëlluan gjatë xhirimit të një videoklipi në Londër, vdes 23-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku raportohet se një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të kryeqytetit britanik më 29 qershor, gjatë skenës së xhirimit të një videoklipi muzikor, njoftojnë mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike në veri të Londrës, ku shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë. Nga sulmi i tmerrshëm humbi jetën menjëherë 15-vjeçari, ndërsa Klevi Shekaj pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.


Autorë të sulmit Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin thika, vazhduan të sulmonin viktimat.




Skip to toolbar