I riu nga Peqini vritet me thikë në Angli, del foto e të dyshuarit

AKTUALITET


Policia e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.

Bajram Luli 27 vjeç me origjinë nga Peqini, u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Londër brenda makinës së tij.


Policia ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen, i cili duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.

Detektivi “Jim Shirley” i cili po udhëheq hetimet e vrasjes thotë se ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur. 

“Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”, tha ai. 




Skip to toolbar