I vdiq i ati disa ditë më parë, koronavirusi i merr jetën edhe vajzës 20-vjeçare

KOSOVA


Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 20-vjeçare nga Gjakova, e cila kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare.

Familja e 20-vjeçares kishin humbur disa ditë më parë po nga COVID-19 edhe kryefamiljarin, babain e 20-vjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar mjekja Agreta Gecaj-Gashi. “Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar tash e katër ditë. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo per Telegrafin.

Gecaj-Gashi theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar.

Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e reja. Thirrje për vaksinim po bëhen vazhdimisht, ndërkaq më së shumti po raportohet se janë duke u infektuar moshat nga 20 deri në 29 vjeç.



Skip to toolbar