Kosovë, 18 të vdekur dhe 1.891 raste të reja me COVID

KOSOVA


Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimin të 13.120 mostrave.


Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 1.483 pacientë, duke e çuar në 112.883 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Raste aktive janë 25.797. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 15.967 doza.

Në total, që prej fundit të marsit të vitit 2021, Kosova ka administruar 794.812 doza, ku 267.979 persona janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e vaksinës.




Skip to toolbar