Ikën City dhe Guardiola, Tottenham shkon në gjysmëfinale (video)!

Më të fundit


Manchester City dhe Tottenham kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League, e cila është mbyllur me fitoren e të besuarve të Guardiolës, me rezultatin 4-3.

Ka mjaftuar ky rezultat për t`i dhënë Tottenham një biletë për në turin gjysmëfinal të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.


Sterling ka kaluar Cityn në avantazh  në minutën e 4` të takimit, ndërsa tre minuta më vonë vjen reagimi i Spurs. Është Son Heung-Min që shënon dhe vendos barazpeshën në fushë, ndërsa në minutën e 10` të sfidës koreani shënon përsëri duke kaluar Tottenham në avantazh.

Mirëpo një minutë më vonë Silva shënon golin e barazimit për Manchester Cityn duke vendosur përsëri barazpeshën në fushë me rezultatin 2-2.  Dhjetë minuta më vonë Sterling kalon përsëri Cityn në avantazh, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 3-2.

Pjesa e dytë është sërish me ritëm të lartë teksa Aguero thellon diferencën për Cityn në minutën e 59` duke i çuar shifrat në 4-2.

Të besuarit e Pochettinos nuk e pranojnë rezultatin dhe luftojnë për të ngushtuar shifrat. Kështu vjen goli i Llorente në minutën e 73`, që realizoi brenda zonës, teksa në pamje të parë u duk sikur topi ishte prekur me dorë.

Me ndërhyrjen e VAR arbitri kryesor vërtetoi se goli i rregullt, ndërsa  shifrat ngushtohen në 4-3, dhe rezultati i përgjithshëm i dy takimeve shkon 4-4. Minutat e mbetura bëhen dhe më të nxehta me të dyja ekipet që luajnë vetëm në sulm, teksa Cityt i anulohet një gol i parregullt në kohën shtesë. Kjo bëri që rezultati të mbetet i pandryshuar deri në fund, dhe Tottenham të shkojë në gjysmënfinalen e Champions League.




Skip to toolbar