City e mbyll i pari, surprizon Atalanta

AKTUALITET


Janë luajtur mbrëmjen e të mërkurës takimet e fundit të fazës në grupe të Champions League. Manchester City u kualifikua si skuadra e parë në Grupin C, pasi mundi me rezultatn 4-1 Dinamon e Zagrebit.  Goli i parë i takimit u shënua në të 10` skuadra kroate, që kaloi në avantazh pas një kombinimi të shkëlqyer mes Kadzior që pasoi nga jashtë zone për Olmo. Por skuadra e Guardiola-s gjeti rrjetën në të 34` duke vendosur barazpeshën në fushë.

Ishte Jesus që shënoi nga brenda zonës me kokë, pas një asisti të dhënë nga Mahrez. Braziliani do të shënonte dhe dy golat e radhës për Cityn në pjesën e dytë. Në të 50`, përsëri nga brenda zonës, pasi kaloi mbrojtësit e Dinamo Zagreb, Jesus dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Cityn në avantazh.


Katër minuta më vonë, Gabriel Jesus shënoi përsëri në portën e skaudrës kroate, duke trefishuar shifrat për Manchester Cityn. Në fund mendoi Foden për të siguruar rezultatin e Manchester Cityt, duke shënuar golin e katërt për ekipin e tij.

Kështu, ekipi anglez kaloi si i pari i Grupit C me 14 pikë në fazën tjetër të Champions League, ndërsa Atalanta ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, kaloi si ekipi i vendit të dytë pasi mundi 3-0 Shakhtar Donetsk. Ndërkohë, Donetks do të luajë në Eurpopa League në turin tjetër, ndërsa Dinamo Zagreb e mbyll me kaq aventurën në kupat e Europës.




Skip to toolbar