Ilir Meta “në shërbim” të Tit Vasilit! Apo në krye të LSI?

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta me çdo akt të tij po tregon çdo ditë e më shumë se po punon në shërbim të opozitës dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e cila ka përcaktuar qartë se kreu i shtetit duhet të qëndrojë mbi palët.

Por vetëm mbi palët nuk po qëndron dot, presidenti Meta i cili duket qartë se është bërë palë me opozitën ose është rikthyer sërish në krye të LSI-së.


Kjo të paktën u duk qartë mbrëmjen e së hënës kur presidenti ktheu mbrapsht ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”. Ndoshta askush s’do t’i kishte dhënë shumë rëndësi këtij ligji, nëse Petrit Vasili s’do kishte dalë një javë rresht duke akuzuar Ramën se po vjedh floririn përmes ndryshimeve që qeveria ka propozuar me këtë ligj.

Pra një javë rresh Vasili i LSI nuk la akzuë pa hedhur në drejtim të qeverisë dhe e çuditshme ishte se foli vetëm ai dhe askush tjetër, sikur të paraprinte aktin e Metës.

Edhe presidenti ia dëgjoi fjalën Vasilit, nuk ia ka bëri dysh por menjëherë vendosi të mos e dekretojë ligjin në fjalë.

Pra Vasili në deklaratat e tij akuzonte kryeministrin se ka marrë në dorë rezervat e arit. Por pas denoncimit të tij ka ardhur dhe lëvizja e presidentit, i cili ka kthyer për rishqyrtim ligjin dhe e justifikon refuzimin pikërisht te argumente që ka dhënë Vasili. “Nga shqyrtimi i ligjit konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit “, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

Tani ose Meta është vënë në shërbim të Vasilit, gjë që zor ta besojë njeri, ose presidenti po bën gati karrigen në parti.




Skip to toolbar