Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë sa i takon integrimit në BE.
ABC News mëson se raporti u miratua me 483 vota pra nga eurodeputetët, ndërsa 103 ishin kundër. Më herët, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Shider deklaroi se Shqipëria një sukses i zgjerimit të BE.
Sipas tij, Shqipëria është favorite për tu anëtarësuar në BE, dhe vullneti i saj politik po e tregon këtë.

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet.
Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha ai.
