Inter i paduruar, Antonio Conte zyrtarizohet në gjashtë të mëngjesit

SPORT


Një ditë pas shkarkimit të Luciano Spallettit, Interi ka zyrtarizuar emërimin e Antonio Conte në krye të bankinës. Mëngjesin e kësaj të premteje, skuadra “zikaltër”, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku i uron mirëseardhjen trajnerit të ri.

Në fakt, ky njoftim është bërë herët në mëngjes rreth orës 06:00 të mëngjesit të këtij 31 maji, diçka e pazakontë për Interin. Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon për tre sezone rresht.


Kështu ai do të bëhet trajneri më i paguar i Serisë A. Kur ende nuk janë formalizuar kushtet e kontratës së re, Conte ka thënë fjalët e para si trajner i Inerit.

Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast dhe do të përpiqem që me punën time të justifikojë besimin e Presidentit dhe drejtuesve të klubit”, ka thënë ndër të tjera trajneri i ri i skuadrës nga Milano.  




Skip to toolbar