“Jam i frikësuar, s’dua të kthehem”, shqiptari i dhunuar rrezikon dëbimin nga Anglia

AKTUALITET


Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull Sametit, djalit shqiptar 18-vjeçar i cili rrezikon dëbimin nga Anglia. Ai ka emigruar drejt Anglisë ilegalisht i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa në Shqipëri që në moshë të vogël ai detyrohej nga prindërit që të lypte në rrugë dhe gjatë gjithë kohës ishte një fëmijë i dhunuar.

Metro.co.uk shkruan se Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, qe njihej si trafikant, e mori atë në Bruksel ta shfrytëzonte.


Por, ai mundi të largohej dhe udhëtoi drejt Bristolit. Aty ndenji për gjashtë muaj në shtëpinë e fëmijës dhe me pas jetoi me një burrë që u kujdes për të. Kujdestari John Stokes, njihet si person që kujdeset për fëmijët me probleme dhe kështu ka bere edhe me Sametin. Gjatë kësaj kohe, ai e mësoi të bënte marangozin. Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.

Ai mbeti pa fjale kur mori letrën. “U ndjeva i stresuar kur mora letrën dhe tani jam i frikësuar. Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”- thote ai. Ndërkohë që kujdestari thotë se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeç.

“Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse megjithë traumën që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, thotë me tej kujdestari.




Skip to toolbar