“Jam me kryeministrin e Kosovës”, Trump i telefonon Netanyahut ndërsa përballë ka Hotin

AKTUALITET


Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka telefonuar kryeministrin e Izraelt, Benjamin Netanyahu kur përballë tij ishte kryeministri i Kosovës Abdulla Hoti.

Kreu i qeverisë së Kosovës bisedon përmes telefonit me homologun e tij nga Izraeli, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij.

Pas marrëveshjes, Izraeli njohu Kosovën si shtet të pavarur. I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ti e di që këta kanë luftuar prej vitesh dhe luftuan fort, jam me kryeministrin e Kosovës, i cili është një super djalë. Sapo firmosëm marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ndoshta do të flasësh me të. Po i bën njerëzit e Kosovës të lumtur. Kosova është vend që po bën shumë progres“, thotë Trump, gjatë komunikimit me Netanyahu.

https://twitter.com/kos_data/status/1302033561915142144?s=21


Skip to toolbar