“Jan nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

KOSOVA


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë, përmes adresës zyrtare të Presidencës së Kosovës, për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore, raporton Klankosova.tv.

Në e-mailin që ka siguruar redaksia, personi në fjalë ka shkruar:

“Jan nis me tvra k**v edhe shpohunat e Serbis polici shka jan me arm kontrabandume”.

Edhe ky rast pritet të iniciohet për hetim dhe të ndërmerren veprimet e nevojshnme.



Skip to toolbar