“Jemi të ‘shurdhët’ nga retorika politike”, Dumani zbulon nëse u dekonspirua operacioni me 50 udhërarreste

AKTUALITET


Në komisionin e ligjeve, ku raporton për punën e institucionit që drejton, kreu i SPAK Altin Dumani, komentoi edhe bashkëpunimin me policinë e shtetit, si edhe argumentoi deklaratën e tij për mosbesim të ky institucion.

“Duhet ta them është e rëndësishme të bëjmë dallime mes shumicës absolute të punonjësve të dedikuar nga luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe e distancojmë nga një pakicë e inkriminuar. Bashkëpunimi me policinë është në parametra pozitivë, në shumë nga hetimet tona rol ka edhe policia e shtetit, por në shumë hetime janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të policisë së shtetit.


Nga 2020 në 2023, janë proceduar penalisht 70 punonjës policie nga SPAK dhe n aka rezultuar drejtues të lartë të policisë së shtetit të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bashkonojnë në krime, shembujt janë publik, ish kreu i operacionales.  Me policinë bashkëpunojmë përditë, kemi hetime të përbashkëta përditë.” – tha Dumani ndërsa shtoi se ndaj retorikës politike, prokurorët e posacëm janë të shurdhët.

“Ne kemi marrëdhënie institucionale dhe proceduriale me githë funksionarët dhe ish funksionarë të policisë së shtetit. Do vijojmë të bashkëpunojmë më institucione. Jemi të shurdhët nga cdo lloj retorike politike, orientohemi vec nga ligji” tha Dumani.

Për Dumanin operacioni i fundit me 50 urdhër arreste nuk është dekonspiruar.

“Nuk kam asnjë të dhënë apo indicie që operacioni është dekonspiruar.”




Skip to toolbar