L`Equipe zbulon skandalin tjetër në Francë-Shqipëri

SPORT


Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, nisi me një skandal. Regjia e stadiumit “Stade de France”, bëri një gabim të rëndë. Në vend që të vendoste himnin tonë kombëtar, luajti atë të Andorrës, ekip me të cilin Franca do të përballet pak ditë më pas po në shtëpi.

Ndeshja nuk nisi pasi futbollistët e kombëtares tonë refuzuan të luanin pa kënduar më parë himnin. Ndërkohë, gjatë kohës që po kërkohej himni ynë kombëar, një zëdhënës i stadiumit foli në mikrofon, duke bërë një tjetër gafë të rëndë.

“Himni i Armenisë do të vihet së shpejti”, tha zëdhënësi i stadiumit në mikrofon, duke shkaktuar përsëri rritim të tifozëve shqiptar, shkruan prestigjiozja franceze L`Equipe.

Ndërkohë, pak para se të këndohej himni, është kërkuar falje për gabimin e bërë nga Federata Franceze e Futbollit. Megjithatë, kjo nuk e shpëton Francën nga të paktën një gjobë nga UEFA për dështim të përmbushjes së organizimit të ndeshjes.



Skip to toolbar