Në Francë irritohen me fishkëllimat e himnit në “Air Albania Stadium”

“Le Marseillaise”, himni kombëtar i Francës, u fishkëllye nga tifozët shqiptarë mbrëmjen e të dielës në “Air Albania Stadium”. Irritimi i tifozëve shqiptarë erdhi pas ngatrresës që ndodhi dy muaj më parë në “Stade de Francë”, ku në përballjen Francë-Shqipëri, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës.

Megjithatë, fishkëllimat e “Marseillaise” nga tifozët shqiptarë, nuk është pëlqyer nga mediat franceze. Le Parisien shkruan: “Nuk na pëlqeu fishkëllima e “Marseillaise”. Fishkëllimat në “Air Albania Stadium” prishën disi festimin e inaugurimit, edhe pse lojtarët nisën të duartrokisnin, duke u përpjekur të ndalnin fishkëllimat e tifozëve, ishte pa sukses”, shkruan gazeta franceze.

Megjithatë, lojtarët e Francës janë shprehur se e prisnin një gjë të tillë. Moussa Sissoko tregoi për Le Parisien se: “Prisja që himni të fishkëllehej. Është e turpshme ajo që ndodhi, por kështu është. Duhet ta pranosh dhe të vazhdosh. Personalisht e prisja, sepse himni i Shqipërisë u ngatërrua në Francë”, është shprehur lojtari.

Justifikimi francez për ngatërrimin e himnit

Ndeshja e 7 shtatorit Francë-Shqipëri u shoqërua me disa incidente të patolerueshme duke nisur 7 minuta me vonese. Gjatë nisjes së lojës, Federata Franceze e Futbollit ka ngatërruar himnin e Shqipërisë me atë të Andorës duke krijuar një situatë të tensionuar mes fishkëllimash tek tifozët shqiptarë në stadium.

Sipas mdiave franceze kjo ka ndodhur për shkak të një email-i. FFF ka një shërbim protokoll që për sa i përket himneve të skuadrave mike i marrin nga UEFA nëpërmjet email-ve. Por FFF i kanë ardhur dy email-e një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez. Për shkak të një gabimi njerëzor është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Megjithatë nëse francezët e gjetën justifikimin për ngatërrimin e himnin shqiptar, nuk ka ende asnjë justifiko se si është e mundur që nga fonia e stadiumit francezët i kërkuan falje tifozëve të Armenisë dhe jo Shqipërisë. Kjo gafë e dytë ka mbetur e pashpjeguar.

Në lidhje me ngjarjen ka kërkuar ndjesë edhe presidenti francez Macron, përmes një mesazhi drejtuar kryeministrit Rama.

L`Equipe zbulon skandalin tjetër në Francë-Shqipëri

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, nisi me një skandal. Regjia e stadiumit “Stade de France”, bëri një gabim të rëndë. Në vend që të vendoste himnin tonë kombëtar, luajti atë të Andorrës, ekip me të cilin Franca do të përballet pak ditë më pas po në shtëpi.

Ndeshja nuk nisi pasi futbollistët e kombëtares tonë refuzuan të luanin pa kënduar më parë himnin. Ndërkohë, gjatë kohës që po kërkohej himni ynë kombëar, një zëdhënës i stadiumit foli në mikrofon, duke bërë një tjetër gafë të rëndë.

“Himni i Armenisë do të vihet së shpejti”, tha zëdhënësi i stadiumit në mikrofon, duke shkaktuar përsëri rritim të tifozëve shqiptar, shkruan prestigjiozja franceze L`Equipe.

Ndërkohë, pak para se të këndohej himni, është kërkuar falje për gabimin e bërë nga Federata Franceze e Futbollit. Megjithatë, kjo nuk e shpëton Francën nga të paktën një gjobë nga UEFA për dështim të përmbushjes së organizimit të ndeshjes.

Skip to toolbar